Praktika premtuese: “Kështjella e Diturisë”

Grupi “Dielli” nga Hani i Elezit të cilët zunë vendin e katër në Garën e Rinisë për Ndryshim, zbatuan projektin e tyre në shkollën e mesme të ulët “Kështjella e Diturisë”, projekt ky i cili u përkrah nga Drejtoria Komunale e Arsimit të Hanit të Elezit Luri Isa.

Qëllimi kryesor i këtij projekti ishte krijimi i mundësive të përdorimit të rezervarëve për akumulimin e ujit në shkollë, uji i akumuluar do të ripërdoret për ujitjen e kopështit – luleve, drunjëve dekorativ dhe barit, duke kursyer ujin dhe rrymën elektrike.

🚲 Grupi i pestë i Garës së Rinisë për Ndryshim, “Vajzat e Mjekësisë” nga Podujeva në bashkëpunim me Drejtorin e Kulturës të komunës së Podujevës, Pajtim Balaj dhe Psikologën e shkollës së mesme të lartë, IAAP ”Isa Boletini” Podujevë – faqja zyrtare, nxënëset e kësaj shkolle vendosën dy parkingje të biçikletave në oborr, që të rrisin vetëdijësimin për rëndësinë e përdorimit të biçikletave në përditshmëri dhe impaktin pozitiv që kanë në mjedis.

Gjithashtu dhe shtypjen e materialeve që synojnë ngritjen e vetëdijësimit së nxënësve mbi probleme dhe sfida të moshës së tyre.

Gara është pjesë e aktiviteteve ambientaliste, të financuara nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar Embassy of Sweden in Pristina, përmes Programit të saj HumanRightivism, dhe implementohet nga Community Development Fund – CDF dhe TOKA.


Facebook
Twitter
LinkedIn
Email