Ngritja e kapaciteteve të aktivistëve mjedisorë

Sot përfunduan punëtoritë e radhës në ‘Menaxhimin e Ciklit të Projektit’ dhe trajnimi ‘Çështje Teknike dhe Mjedisore’ në Fushë Kosovë me përfaqësues të shoqërisë civile dhe aktivistë të rinj mjedisorë të organizuara nga PACT në kuadër të HumanRightivism.

Në kuadër të trajnimit janë shtjelluar fazat e ciklit të projektit duke u marrë për bazë konteksti mjedisor si dhe tema të cilat i zbërthejnë faktorët dhe ndërlidhshmërinë e tyre nga niveli lokal deri tek ndryshimet klimatike në nivel rajonal dhe më gjerë dhe anasjelltas.

Trajnimi organizohet në kuadër të ngritjes së kapaciteteve të shoqërisë civile lidhur me të kuptuarit për çështjet mjedisore dhe të zhvillimit të qëndrueshëm. Diskutimet kanë synimin aktivizimin qytetar, duke i pasur parasysh sfidat mjedisore të kohës me të cilat përballen qytetarët e Kosovës.

Facebook
Twitter
LinkedIn
Email