Investime në burime të energjisë alternative

Bujtinat në rajonin e Bjeshkëve të Nemuna po investojnë në burime të energjisë alternative për të përballuar më lehtë muajt e vështirë të dimrit. Gjatë kësaj stine, bujtinat dhe stanet përballen me reduktime të shpeshta të energjisë dhe furnizim të pamjaftueshëm për mysafirët e tyre.

Me mbështetje nga projekti PPSE, rreth 10 bujtina do të instalojnë panele solare dhe bateri me kapacitet të mjaftueshëm që mysafirëve të sezonës së dimrit të ju sigurojnë qëndrim sa më të këndshëm.

PPSE është projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim (SDC) dhe implementohet nga Swisscontact në Kosovë dhe Instituti Riinvest.

https://fb.watch/gQOiAzUzui/

Facebook
Twitter
LinkedIn
Email