Së bashku me vullnetarët, punëtorët e Kompanisë Regjionale të Mbeturinave “Ambienti”, ekipin nga Parku Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna” dhe me Aktivist Mjedisor vendas dhe të huaj, organizata Let’s do it Kosova kanë pastruar deponinë e mbeturinave në afërsi të Bogës në Rugovë.
Ju bëhet thirrje të gjithë vizitorëve të Rugovës, banorëve dhe bizneseve lokale atje,që të kujdesen për pastërtinë e asaj ane dhe të bashkohen edhe më shumë në aktivitetet e tjera në të ardhmen.
Njëkohësisht kërkohet nga institucionet që urgjentisht të ndërmarrin veprime për parandalimin e ndotjes dhe shtimin e kapaciteteve të menaxhimit të mebturinave në Rugovë.
Ky aktivitet u mbështet nga WWF Adria.