Anketa e Mbeturinave të Trajtuara (AMT) 2021

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon rezultatet e Anketës së Mbeturinave të Trajtuara (AMT) për vitin 2021.

AMT ka për qëllim grumbullimin e të dhënave statistikore nga bizneset, që merren me trajtimin e mbeturinave (deponitë sanitare rajonale, objektet e trajtimit të mbetjeve medicinale-spitalore), sigurimin e të dhënave të qëndrueshme statistikore dhe krijimin e serisë kohore për mbeturinat e trajtuara.

Rezultatet e prezantuara në këtë publikim ofrojnë një burim të rëndësishëm statistikor për gjendjen e tanishme të këtij sektori.

Rezultatet nga AMT 2021, tregojnë se: sasia e mbeturinave të ricikluara ishte 21 307 ton/vit; sasia e mbeturinave të sterilizuara (mbeturina spitalore) ishte 960 ton/vit; dhe sasia gjithsej e mbeturinave të trajtuara dhe të deponuara për vitin 2021 ishte 506 044 ton/vit.

Sasia e mbeturinave të trajtuara, sipas llojit të mbeturinave dhe llojit të trajtimit, e shprehur në përqindje për vitin 2021 ishte si vijon: metalet (14%); mbeturinat nga plastika (31%); mbeturinat spitalore (4%); mbeturinat e letrës dhe kartonit (51%).

Kurse, sasia e mbeturinave të deponuara në deponitë sanitare rajonale në vitin 2021 ishte 483 777 ton/vit. Krahasuar me të dhënat e vitit 2020, ka një rritje prej 8.6%. Ndërsa, krahasuar sipas rajoneve, sasia më madhe e mbeturinave të deponuara ka qenë në deponin sanitare në rajonin e Prishtinës (Mirash), 167 371 t, ose 35 %..

Për më shumë informata lidhur me Anketën e Mbeturinave te Trajtuara (AMT) 2021, vizitoni këtu.

Facebook
Twitter
LinkedIn
Email