Fëmijët mësojnë për rëndësinë e mjedisit dhe reciklimit

Fondacioni BONEVET me lokacion në Mitrovicë ka organizuar punëtori me fëmijë në kuadër të aktiviteteve të përkrahura nga Platforma për Mjedis dhe Zhvillim tê Qëndrueshëm Environment Hub (www.environment-hub.org) i cili zbatohet në kuadër të HumanRightivism.

Punëtoria e parë:

Fëmijët janë njohur me rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit dhe mënyrat e reciklimit të mbeturinave  Në fund kanë krijuar punimet e tyre të artit duke përdorur gjethe  

Punëtoria e dytë “BONE’VET Kopshtin Tënd”

Fëmijët kanë mësuar të riciklojnë letër dhe të krijojnë topa të mbushur me fara të luleve që t’i japin gjallëri kopshteve të tyre. Në fund, së bashku me stafin, ata kanë fiiluar ngjyrosjen e rrethojës për të krijuar një ambient sa më të bukur. Pjesëmarrës në punëtorinë e dytë ishin fëmijët nga komuniteti rom që ndjekin programet edukative në RADC Learning Center.

Pas përfundimit të këtyre aktiviteteve, nxënësit janë angazhuar në praktikimin e metodave kreative për mbrojtjen e mjedisit, në pastrimin e oborrit dhe lyerjen e telave mbrojtës të kopshtit.

Facebook
Twitter
LinkedIn
Email