Praktika premtuese: vendosen panele informuese dhe shporta për mbeturina në ShFMU” Azem Bejta” dhe në kroin e ujit në fshatin Shtuticë, komuna e Drenasit

Ky aktivitet është realizuar sot në kuadër të zbatimit të aktiviteteve për mjedis dhe zhvillim të qëndrueshëm, përmes përkrahjes në kuadër të raundit të dytë të shpërblimeve për aktivitete kreative, nga iniciativat me bazë në komunitet.

Fitore Shabani, iniciatore e këtij aktiviteti e cila njëherësh është edhe mësimdhënëse e lëndës së kimisë në këtë shkollë, është përkrahur nga Platforma për Mjedis dhe Zhvillim të Qëndrueshëm (www.environment-hub) e zbatuar nga organizata PACT përmes projektit HumanRightivism.

Në këtë aktivitet të rëndësishëm për ruajtjen e mjedisit në këtë lokacion, i cili vizitohet edhe nga banorë nga komuna të tjera nga rajoni, me punë vullnetare kanë kontribuar punonjësit e kësaj shkolle.

Facebook
Twitter
LinkedIn
Email