Konferencë ndërkombëtare – Qëndrueshmëria Mjedisore dhe Ndryshimet Klimatike

Qendra për Energji dhe Qëndrueshmëri e Universitetit të Prishtinës organizon konferencën e parë ndërkombëtare “Qëndrueshmëria Mjedisore dhe Ndryshimet Klimatike”, që do të mbahet më 23 shtator 2022, nga ora 09:00, me temën kryesore energjinë.

Konferenca do të bashkojë akademinë, vendimmarrësit si dhe aktorët e fushës, me qëllim adresimin e sfidave të shumta, nëpër të cilat po kalon Kosova në tranzicionin energjetik dhe problemet e tjera klimatike.

Kjo konferencë mbështetet nga Qeveria e Gjermanisë përmes GIZ Kosovo, Caritas dhe UNDP Kosovo.

Vegëza:

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid0aAY6btfaV1cLcLEF4c6JCda4Fh5fR9mq7XnU8zYNpKxfTvNFxxBUitg4XicaEeCGl&id=100063236259809&sfnsn=scwspmo

Facebook
Twitter
LinkedIn
Email