Skip to content
Praktika premtuese: Mbillen pemë në hapësirën e shkollës

Në kuadër të zbatimit të aktiviteteve për mjedis dhe zhvillim të qëndrueshëm, organizata Fondacioni Bellanica me bazë ne fshatin Bellanicë, përmes angazhimit vullnetarë bëri mbjelljen e 12 pemëve.

Ky aktivitet i cili mbështetet nga shpërblimet kreative përmes projektit HumanRightivism nga PACT (Partners in Action) u realizua në oborrin e shkollës ” Ismail Qemali ” në Bellanicë.

Shpërblimet për ide kreative mjedisore me ndikim afatgjatë shërben si mundësi për iniciativat e ndërmarra nga organizatat dhe aktivistët me bazë në komunitetin lokal.