Edhe këtë vit shënohet dita ndërkombëtare e pastrimit

Edhe kētë vit në Kosovë janë marrë disa hapa konkretë nga akterë të ndryshëm si shoqëria civile, autoritetet lokale dhe vullnetarë, për fushatën e pastrimit, në funksion të ruajtjes së mjedisit dhe vetëdijësimit të qytetarëve.

Me 18 shtator organizata PACT vazhdoi me vendosjen e panelave për vetëdijësimin e publikut, për mos hedhjen e mbeturinave në këto hapësira me moton: ” Pastër dhe Gjelbër Pamje Perfekte “.

Dy ditë më herët, në të njejtin lokacion, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë së bashku me GIZ Kosovën, Ambasadorët e Rinj Evropian, PAMKOS dhe ojq tjera organizuan të premten një aktivitet për pastrimin e Liqenit të Badovcit.

Që nga viti 2018, Dita Botërore e Pastrimit që shënohet çdo vit me 18 shtator, ka mbledhur miliona njerëz për ditën më të madhe të grumbullimit të mbetjeve në historinë njerëzore.

Dita Botërore e Pastrimit bashkon vullnetarë dhe partnerë në mbarë botën për të pastruar planetin tonë nga plehrat – duke pastruar mbeturinat dhe mbetjet e keqmenaxhuara në plazhe, lumenjë, pyje dhe rrugë. Dita Botërore e Pastrimit shfrytëzon fuqinë e njerëzve në mbarë botën për të arritur gjëra të jashtëzakonshme përmes bashkëpunimit.

Facebook
Twitter
LinkedIn
Email