THIRRJE PËR FËMIJË

Themelimi i grupit të fëmijëve për mbrojtjen e mjedisit dhe ndryshimeve klimatike.

Youth Ecological and Security Zone – EcoZ është Organizatë me bazë në komunitet e cila ka për qëllim mbrojtjen e mjedisit dhe vetëdijësimin e qytetarëve për mundësitë dhe obligimet e tyre ndaj mjedisit.

Save the Children Kosova/o beson se çdo fëmijë meriton një të ardhme. Në mbarë botën dhe në Kosovë, ne u japim fëmijëve një fillim të shëndetshëm në jetë, mundësinë për të mësuar dhe për t’u mbrojtur nga dëmet.

EcoZ në partneritet me organizatën Save the Children në Kosovë është duke zbatuar projektin “Qëndrueshmëria Mjedisore me Fëmijët” i cili ka për qëllim ngritjen e kapaciteteve të fëmijëve mbi mbrojtjen dhe të drejtat e tyre me theks të veçantë mbi mbrojtjen e mjedisit dhe ndryshimeve klimatike, si e drejtë elementare e cdo individi.

📍Sa fëmijë do të marrin pjesë?100 fëmijë.
Kush mund të aplikoj?
Të gjithë fëmijët e moshës 13 – 15 vjeç që janë banorë të përhershëm të komunës së Prishtinës, Pejës, Gjakovës dhe Mitrovicës së Jugut.

📍Si të aplikoj?
Aplikimi mundë të bëhet duke plotësuar formularin në bashkëpunim me prindin/kujdestarin tuaj
Formulari i aplikimit : https://docs.google.com/forms/d/1Dksr6B5167ljkCnCUmthedegRnnqk9woTqhBc5h_aIk/viewform?edit_requested=true

📍Si bëhet përzgjedhja e fëmijëve?
Përzgjedhja e fëmijëve do të bëhet nga ekipi i Organizatës EcoZ duke përcjellur kriteret e moshës dhe të regjionit të pjesmarrësve, aplikimit të hershëm si dhe njohurive mbi mbrojtjen e ambientit dhe ndryshimeve klimatike.

📍Kur fillon dhe sa zgjatë projekti?
Faza e parë e projektit ka filluar në Shtator dhe do të vazhdoj deri në fundë të dhjetorit 2022 por do të vazhdojë deri në vitin 2026 me aktivitete përcjellëse

📍Çfarë aktivitete do të realizohen dhe sa shpesh?
Gjatë kësaj periudhe do të kemi 8 punëtori, nga dy për komunë dhe 4 plane të avokimit si dhe një kampanjë kombëtare për mbrojtjen e mjedisit.

📍Çfarë do të zhvillojmë përmes këtij projekti?
Gjatë këtij projekti do të zhvillohen trajnime për mjedisin dhe ndryshimet klimatike përmes grupeve të punës të përbëra nga fëmijët.
Do të zhvillojmë së bashku planet e avokimit për mjedis dhe ndryshime klimatike për katër komunat e përzgjedhura.
Do të organizojmë një fushatë kampanjë kombëtare virtuale e udhëhequr nga fëmijët për të rritur ndërgjegjësimin për mbrojtjen e mjedisit dhe ndryshimeve klimatike.

📍Ju duhet të jeni pjesë e këtij grupi sepse askush tjetër më mirë se ju, nuk mund të avokojë dhe të mbrojë mjedisin dhe të drejtën për një mjedis të pastër. Askush nuk mund të jetë më i fuqishëm në kërkesat e juaja për të drejtat qe ju garantohen me Konventë dhe Legjislacion.

Ti je shumë i rëndësishëm për këtë grup. Krahas punës dhe aktiviteteve, do të keni mundësi të mësoni shumë çka, për mjedisin dhe ndryshimet klimatike, të krijoni shoqëri më fëmijë të tjerë dhe të jeni pjesë aktive e shoqërisë . Zëri juaj është i rëndësishëm andaj ju ftojmë që të bëheni pjesë e këtyre aktiviteteve.

📍Afati i fundit për të aplikuar është deri më 22 Shtator, 2022.

Nëse keni nevojë për udhëzime apo informata shtesë ju lutem na kontaktoni drejtpërdrejt në numër të telefonit +383 49 905 462 apo në emal adresën: yecozone@gmail.com.

Për më shumê:

https://docs.google.com/forms/d/1Dksr6B5167ljkCnCUmthedegRnnqk9woTqhBc5h_aIk/viewform?edit_requested=true@

Facebook
Twitter
LinkedIn
Email