Ndryshimet klimatike: Valët e të nxehtit

Si ndërlidhet me ndryshimin e klimës?
Edhe një rritje e vogël e temperaturës mesatare e shkaktuar nga ndryshimet klimatike mund ti rrisë gjasat e të nxehtit ekstrem dhe valët e të nxehtit. Valët e të nxehtit mund të kenë pasoja të rënda shëndetësore, veçanërisht për të moshuarit, fëmijët e vegjël, të varfërit dhe njerëzit me probleme shëndetësore para-ekzistuese, si astma ose sëmundjet e zemrës.

Fakte:
Vala e të nxehtit të gushtit 2003 vrau mbi 14,000 (kryesisht të moshuar) në Francë dhe 2,000 në Angli dhe Uells. Në muajin korrik të vitit 1995, vetëm në qytetin e Çikagos, Illinois, SHBA, i cili përjetoi një valë të nxehtit, u shkaktuan mbi 700 vdekje njerëzish.

Nxehtësia e tepërt mund të vrasë ose dëmtojë gjithashtu të korrat dhe bagëtinë, dhe mund të çojë në ndërprerje të energjisë elektrike, për shkak të kërkesës së madhe për ajër të kondicionuar që e mbingarkon tensiononin e rrjetit elektrik.

Cfare aktualisht po ndodh?
Ndryshimet klimatike i kanë rritur gjasat për valë më të shpeshta dhe më të rënda të të nxehtit, veçanërisht me ndikim në zonat urbane, ku efekti i ishullit të nxehtësisë urbane rrit ndjeshmërinë ndaj ndikimeve shëndetësore të lidhura me nxehtësinë.

Çfarë ka përpara?
Valët e të nxehtit pritet të bëhen më të shpeshta, më të gjata dhe më intensive në vitet në vijim. Numri i ditëve jashtëzakonisht të nxehta parashikohet të rritet pothuajse në të gjithë planetin e tokës.

Sa e sigurt është shkenca?
Shkencëtarët kanë shumë besim se valët e të nxehtit dhe ngjarjet e tjera ekstreme të nxehtësisë janë dhe do të vazhdojnë të bëhen më të shpeshta dhe intensive për shkak të ndryshimeve klimatike.

Facebook
Twitter
LinkedIn
Email