Ndryshimet klimatike: Paqëndrueshmëria e jetesës në tokë në të ardhmen

Tashmë është e vërtetuar se sistemi aktual ekonomik në nivel global po na drejton drejt një të ardhmeje të paqëndrueshme, ku brezat e rinj do ta kenë gjithnjë e më të vështirë të mbijetojnë. Historia ka treguar se qytetërimet janë ngritur, kanë qëndruar te vlerat e tyre thelbësore dhe më pas janë shembur sepse nuk kanë ndryshuar. Në atë periudhë kritike jemi sot.

Nëse përshpejtohen ndryshimet klimatike, në të ardhmen mbijetesa e njerëzve do të rrezikohet dukshëm. Njerëzit thonë se bota është e fortë dhe kjo është e vërtetë, do të ketë jetë në tokë, por toka nuk do të jetë e përshtatshme për ne.

Nëse planeti i jonë do të jetë në gjendje më të ngrohtë, 5 gradë C më e ngrohtë se tani, pa akuj në veri në Arktik dhe në jug në Antarktik, kjo nuk do të jetë mirë për gjitarët e mëdhenj si ne, me një temperaturë trupore prej 37 gradë C. Insektet mund të përshtaten, por jo njerëzit.

Facebook
Twitter
LinkedIn
Email