Ndryshimet klimatike: Integriteti i biosferes

“Humbja e biodiversitetit” quhet tani “integriteti i biosferës”, duke e njohur ndërvarësinë e specieve dhe duke u fokusuar në ndikimin e njerëzve në funksionimin e ekosistemit.

Nivelet e dioksidit të karbonit, në 395.5 pjesë për milion në nivel global, janë në nivelet më të larta historike, ndërsa humbja e integritetit të biosferës po rezulton në zhdukjen e specieve me një shpejtësi më shumë se 100 herë më të shpejtë se normat e mëparshme.

Nga nëntë proceset në mbarë botën që mbështesin jetën në Tokë, katër kanë tejkaluar nivelet “të sigurta” – ndryshimi i klimës i drejtuar nga njeriu, humbja e integritetit të biosferës, ndryshimi i sistemit të tokës dhe niveli i lartë i fosforit dhe azotit që rrjedh në oqeane për shkak të përdorimit të plehrave.

Shkencëtarët zbuluan se ndryshimet e 60 viteve të fundit janë të paprecedentë në 10,000 vitet e mëparshme, një periudhë në të cilën bota ka pasur një klimë relativisht të qëndrueshme dhe qytetërimi njerëzor ka përparuar ndjeshëm.

Që nga viti 1950, popullsia urbane është shtatëfishuar, përdorimi i energjisë primare është rritur ndjeshëm, ndërsa sasia e plehrave të përdorur tani është tetë herë më e lartë. Sasia e azotit që hyn në oqeane është katërfishuar. Të gjitha këto ndryshime po e zhvendosin tokën në një “gjendje të re” që po bëhet më pak mikpritëse për jetën njerëzore, kanë zbuluar studiuesit.

Facebook
Twitter
LinkedIn
Email