Ndryshimet klimatike: Shpyllëzimi i shkaktuar nga aktivitetet e njeriut

Pyjet mbulojnë 30.7 për qind të sipërfaqes së Tokës. Përveç sigurimit të sigurisë ushqimore dhe strehimit, ato janë thelbësore për të luftuar ndryshimet klimatike, mbrojtjen e biodiversitetit dhe shtëpitë e banorëve të cilët jetojnë në zonat e cenuara.

Duke i mbrojtur pyjet, ne gjithashtu do të jemi në gjendje të forcojmë menaxhimin e burimeve natyrore dhe të rrisim produktivitetin e tokës. Aktualisht, 13 milionë hektarë pyje humben çdo vit, ndërsa degradimi i vazhdueshëm i tokave të thata ka çuar në shpyllëzimin e 3.6 miliardë hektarëve në nivel global.

Edhe pse deri në 15% e tokës aktualisht është nën mbrojtje, biodiversiteti është ende në rrezik. Shpyllëzimi i shkaktuar nga aktivitetet njerëzore dhe ndryshimet klimatike paraqesin sfida të mëdha për zhvillimin e qëndrueshëm dhe kanë ndikuar në jetën e miliona njerëzve, në luftën kundër varfërisë.

Po bëhen përpjekje për të menaxhuar pyjet dhe për të luftuar shpyllëzimin. Aktualisht janë duke u zbatuar marrëveshje ndërkombëtare që promovojnë përdorimin e burimeve në mënyrë të barabartë. Gjithashtu po sigurohen investime financiare në mbështetje të biodiversitetit.

Facebook
Twitter
LinkedIn
Email