Environment Hub

“Ripërdor dhe krijo” - ulëse dhe tavolina të improvizuara nga druri dhe plastika

EC Ma Ndryshe në bashkëpunim me OJQ “Activism Roots” ka shënuar “Javën e Rinisë” në qytetin e Gjakovës.

Gjatë këtij aktiviteti në Parkun e Qytetit është intervenuar me ulëse dhe tavolina të improvizuara nga druri dhe plastika, ku të rinjtë pjesëmarrës patën mundësinë të ndihmonin gjatë ndërtimit të tyre.

Ky intervenim vjen si ide nga nxënësit pjesëmarrës të Shkollave të Aktivizmit në Komunitet të organizuara nga EC.

Kjo ide po ashtu mbështetet edhe nga shqetësimi i dal nga hulumtimi “Hapësirat Publike Gjelbëruese në Gjakovë” i realizuar nga EC gjatë vitit 2021 me qytetarë të Gjakovës, ku 55% e qytetarëve kanë potencuar se ulëset nëpër parqe dhe hapësira publike nuk janë të mjaftueshme.

EC konsideron se hapësirat e publike janë pjesë të pandashme të një qyteti funksional, prandaj me anë të këtyre aktiviteteve provon që të nxisë idenë mbi ndryshimin e këtyre hapësirave në forma të ndryshme duke promovuar edhe ripërdorimin e plastikës si faktor të rëndësishëm për mbrojtjen e mjedisit.