Organizata jo-qeveritare PEN (Peer Educators Network) është duke e realizuar fushatën CleanWaterCrisis (KrizaPërUjëTëPastër)

Kjo fushatë ka për qëllim vetëdijesimin e qytetarëve për pasojat e ujit të ndotur në ekosistem. Javën që shkoi kemi marrë nga dy mostra të ujit në katër lumenjtë e Kosovës: Sitnicë, Llap, Lepenc, dhe në lumin Drenica.

Më detajisht, janë marrë shtatë mostra të ujit në katër lumenj të Kosovës:

● Sitnicë – 1 mostër;

● Llap – 2 mostra;

● Lepenc – 2 mostra;

● Drenica – 2 mostra.

Këto mostra janë marrë në këtë formë në mënyrë që të bëjmë krahasimin e rezultateve të nivelit të ndotjes përgjatë shtrirjes së lumit. Mostrat e marra në teren janë realizuar në bashkëpunim me Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës. Më pas, ekspertët e fushës kanë analizuar më thellësisht përbërjet fizike dhe kimike të ujit. Të dhënat e gjeneruara nga analiza e mostrave do të publikohen gjatë kësaj jave në rrjetet sociale të PEN.

Kjo fushatë zhvillohet në kuadër të projektit HumanRightivism, ku donator është Qeveria Suedeze si dhe projekti menaxhohet nga CDF. Për detaje më të hollësishme ju ftojmë ta përcjellni fushatën në faqet zyrtare të PEN-it në rrjetet sociale.

Facebook
Twitter
LinkedIn
Email