Pionier edhe për rajonin – AWESK organizon konferencën e parë ndonjëherë ‘Gratë&Energjia’

Shoqata e Grave në Sektorin e Energjisë në Kosovë (AWESK) ka njoftuar se mbështetur nga zyra e Presidentes së Kosovës organizon për herë të parë jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon Konferencën “Gratë&Energjia” me temë “Së bashku ne GE (Gratë në Energji) mund ta thejmë tavanin e qelqtë”.

Në njoftim është ndarë edhe data se kur do të zhvillohet eventi, 22.09.2022.

Në këtë mënyrë, AWESK ka ftuar kompanitë, institucionet dhe programet ndërkombëtare që të bëhen sponsor të ngjarjes.

E rëndësishme të theksohet, AWESK me punën dhe përkushtimin e tyre po i përgjigjet drejtpërdrejt sfidave me të cilat përballen gratë, duke përfshirë nën-përfaqësimin në mjediset profesionale dhe akademike, dhe mungesën e mbështetjes institucionale për të krijuar dhe gjithëpërfshirës sektorin e energjisë.

Ndryshe, shoqata muajin e kaluar kishte publikuar raportin “Diversiteti gjinor në sektorin e energjisë në Kosovë”, me përkrahje nga GIZ.

Në atë publikim u theksua nënpërfaqësimi i grave në sektorin energjetik të Kosovës, pasi raporti ofronte të dhëna specifike rreth personelit dhe nivelit të përfaqësimit të grave për secilin operator, institucion dhe aktor relativ në sektorin e energjisë.

Facebook
Twitter
LinkedIn
Email