Trajnim i radhës me përfaqësues të shoqërisë civile

Sot dhe nesër me 27-28 qershor, PACT (Partners in Action) mban trajnimin e radhës ‘Çështje Teknike dhe Mjedisore’ në Prizren, me përfaqësues të Rrjetit për Zhvillim Rural të Kosovës, si dhe me vullnetarë nga Komuna e Prizrenit me rrethinë.

Në kuadër të trajnimit janë shtjelluar tema relevante të cilat i zbërthejnë faktorët dhe ndërlidhshmërinë e tyre tek ndryshimet klimatike në Kosovë si dhe në nivel global.

Trajnimi organizohet në kuadër të ngritjes së kapaciteteve të shoqërisë civile lidhur me të kuptuarit për çështjet mjedisore dhe të zhvillimit të qëndrueshëm. Diskutimet kanë synimin aktivizimin qytetar, duke i pasur parasysh sfidat mjedisore të kohës me të cilat përballen qytetarët e Kosovës.

Facebook
Twitter
LinkedIn
Email