Shpërblime për aktivitet kreativ për mjedisin dhe zhvillimin e qëndrueshëm

Në kuadër të ngritjes së vetëdijësimit të shoqërisë civile përmes aktivizimit në aktivitete mjedisore, Organizata PACT (Partners in Action) në kuadër të projektit SideStep i cili zbatohet në kuadër të HumanRightivism, ka filluar me shpërblime për aktivitete mjedisore për OJQ-të dhe aktivistët të angazhuar në fushën e mjedisit apo në zhvillimin e qëndrueshëm. Të interesuarit mund të aplikojnë deri në datën 21 qershor 2022. Shuma me të cilën mbështetet aplikanti i suksesshëm për këtë aktivitet është 300 Euro (Shpërblimi nuk i mbulon pagat e personave të angazhuar në kuadër të aktivitetit mjedisor). Aplikantët duhet ta dërgojnë një koncept note (jo më shumë se 3 faqe A4) me përmbajtjen si vijon:

  • Titulli i aksionit
  • Përmbledhje
  • Rëndësia (mjedisi/veprim i zhvillimit të qëndrueshëm)
  • Përshkrimi i aktivitetit
  • Qëndrueshmëria/ndikimi në mjedis

Dokumentet dërgohen në emailin info@pactks.org, deri në datën 21 qershor 2022.

Facebook
Twitter
LinkedIn
Email