Mbahet ceremonia finale e turneut të debatit të gjelbër

Sot mbahet ceremonia e finales së turneut të debatit të organizuar nga Balkan Green Foundation.

Kjo ngjarje është e hapur mbahet në ambientet e KINO Armatës në Prishtinë.

Fazat preliminare të turneut të debatit “Green Debate Tournament” janë mbajtur më 21 dhe 22 maj 2022, ndërsa më 24 mbahet debati final i turneut ku do të ndahen certifikatat e pjesëmarrjes, arritshmërisë, medaljet, dhuratat për finalistët dhe kupa për fituesit.

Turneu i debatit është mbajtur në formatin e strukturuar të debatit “British Parliamentary”, dhe ka pas pjesëmarrës nxënësit e shkollave të mesme të komunës së Ferizajt, Lipjanit, Pejës, Prishtinës, dhe Mitrovicës së Jugut.

Turneu i debatit “Green Debate Tournament” është mbështetur financiarisht nga UNMIK Kosovo.

https://facebook.com/events/s/green-debate-tournament-finals/813673646685311/

Facebook
Twitter
LinkedIn
Email