20 MAJI DITA BOTËRORE E BLETËS

Qëllimi i Ditës Botërore të Bletës është të rrisë ndërgjegjësimin e publikut botëror për rëndësinë dhe mbrojtjen e bletëve. Bletët janë gjithnjë e më shumë të rrezikuara dhe për këtë arsye kanë nevojë për mbrojtjen e mjedisit të tyre natyror, i cili do t’u mundësojë të mbijetojnë. Përveç produkteve të bletëve, të cilat konsiderohen si ushqim cilësor, kontributi më i madh i tyre është pjalmimi i pothuajse tre të katërtave të të gjitha bimëve.

Shtetet Anëtare të OKB-së miratuan propozimin e Sllovenisë për të shpallur 20 majin si Ditën Botërore të Bletës në dhjetor 2017, data e lindjës së Anton Janshës. Anton Jansha ishte mësuesi i parë i bletarisë në oborrin perandorak të Vjenës, i cili në shekullin e 18-të rishikoi plotësisht metodat e deritanishme të bletarisë dhe bazuar në gjetjet e tij hodhi themelet e bletarisë moderne.

Facebook
Twitter
LinkedIn
Email