Aktivizim qytetar: banorët lokal protestojnë kundër ndërtimit të fabrikës së çimentos

Sot të shtunën në orën 12:00h qytetarët e komunës së Klinës kanë organizuar protestë gjithëpopullore kundër ndërtimit të planifikuar të fabrikës së çimentos. Gjatë kësaj proteste ka pasur edhe ndeshje ndërmjet zyrtarëve policor të Kosovës dhe demonstruesve të cilët me pjesëmarjen e tyre nuk kanë lejuar që tu mundësohet akterëve të biznesit që të fillojnë me ndërtimin e fabrikës.

Mëposhtë është letra drejtuar Ambasadorit Gjerman ku qytetarët lokalë i drejtohen pë çështjen në fjalë:

Të nderuar përfaqsonjes të shtetit Gjerman
I nderuar shkëlqesia juaj z. Ambasador

Duke respektuar kontributin që shteti mik Gjerman ka bërë për ndërtimin e shtetit tonë këto 22 vite, ne banorët e komunës së Klinës të mbledhur si gjithkund në vendin tuaj për kauzat e ruajtjes së natyrës dhe ambientit ku jetojnë, po shprehim një brengë për “përfshirjen” e shtetit tuaj në një temë që kohëve të fundit është shndërruar në brengë për banoret e qyteti të Klinës dhe rrafshit të Dukagjinit. Iniciativat për një zhvillim jo-të qëndrueshëm të kompanive të cilat për qëllime përfitimi shkaktojnë dëme në mjedise ku jetojnë njerëzit (këto demë kontaminojn ujin, tokën dhe ajrin) janë veprime për interesa të ngushta biznesore, në Ballkanin perëndimor është shenëdrruar në dukuri. Kjo e keqe ka ndodh edhe në komunën tonë ku kompania e sapo formuar “Wallingford Internacional-Kosovo L.L.C tenton të ndërtoj një fabrikë te çimentos në komunën tonë. Qytetaria aktive duke vlerësuar me seriozitetin më të madh zhvillimin e kësaj industrie në një vend me afërsi ekstreme me qytetin dhe fshatrat përreth ka reaguar ashpër duke shfrytëzuar komponentë ligjore dhe shkencore për të refuzuar këtë projekt ogurzi. Dokumente që zotëron sot operatori ekonomik janë të dyshimta duke shkelur procedurat gjatë pajisjes më dokumentacion për të cilin parashohin ligjet në fuqi (dëgjimi publik, peticioni i banorve 5000 vete, vlerësimi në mjedis, mos respektimi i vendimit të asamblesë komunale e cila ka anuluar çdo vendim për ndërtimin e fabrikave te çimentos në komunën tone).
Lakimi i emrit të një kompanie prestigjioze gjermane siç është “ThysenKrupp” për qëllime mbulimi te të këqijave që kanë ndodhur për këto 2 vite na ka shqetësuar pa masë. Interesimi ynë që të marrim informatë nga kjo kompani ka rezultuar se kjo kompani nuk është investitor po sikur çdo konsumator në botë mund të blejë pajisje që i duhet për nevoja të fabrikave.
Mbrëmë 13/05/2022 një ditë para protestës gjithë popullore të thirrur për të kundërshtuar ndërtimin e kësaj fabrike portali Indeksonline ka sulmuar ashpër grupin organizues të protestës dhe ka bërë një shpifje të ulët duke përdorur emrin e kompanisë në fjalë se gjoja investitori gjerman me një vlerë 200 milion euro do të investoj në këtë fabrikë, kjo është një gënjeshtër e pastër për të cilen ne grupi po përgatitemi për një padi në gjykatën e Kosovës.
I nderuar ambasador duke ju lutur për një sqarim zyrtar të shtetit Gjerman lidhur me këtë të pavërtetë të na mundësoni prononcimin publik rreth kësaj dezinformate.
Me respekt grupi “Për refuzimin e fabrikës së çimentos në Klinë “
Klinë, 14/05/2022

Facebook
Twitter
LinkedIn
Email