Skip to content
Udhëzues për autoritetet zbatuese mjedisore

Në kuadër të aktiviteteve për “Fuqizimin e kapaciteteve administrative për zbatimin e legjislacionit mjedisor”, është përgatitur një Udhëzues praktik për zyrtarët mjedisor, në të cilin paraqiten në mënyre skematike të gjitha veprimet e inspektorëve me rastin e përcaktimit dhe zbatimit të ndëshkimeve me gjoba.

Udhëzuesi u dedikohet zyrtarëve të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, zyrtarëve të Inspektoratit për Mbrojtjen e Mjedisit, Inspektorëve mjedisor komunal, si dhe të gjithë zyrtarëve të cilat kanë kompetenca në zbatimin e legjislacionit mjedisor në Republikën e Kosovës.

Udhëzuesi jepë informacione të mjaftueshme për bazën ligjore mbi të cilën shqiptohen ndëshkimet me gjoba si dhe t’iu ofrojë veprimet procedurale të cilat duhet t’i ndjekin me rastin e shqiptimit të atyre ndëshkimeve, duke ofruar edhe mostrat të cilat mund të përdoren me rastin e përcaktimit dhe hartimit të ndëshkimeve, si p.sh. raporte zyrtare, vendime, kërkesa, propozime etj.

Ky dokument ofron një tablo të të gjitha dispozitave të aplikueshme ligjore nga fusha e mjedisit, ujërave, ndërtimit dhe banimit që korrespondojnë me autorizimet inspektuese të inspektorëve. Po ashtu, dokumenti përmban edhe dispozitat ligjore për mbikëqyrjen inspektuese në mënyrë që inspektorët të jenë në dijeni për bazën ligjore të autorizimeve të tyre si inspektorë.

Udhëzuesi jep një përshkrim të shkurtë të institucioneve të nivelit qendror dhe lokal me kompetenca për zbatimin e legjislacionit mjedisor. Këtu në rend të parë mendohet në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Inspektoratin e Mbrojtjes së Mjedisit, Agjencionin e Mbrojtjes së Mjedisit dhe institucionet tjera zbatuese të ligjit.