HAPET GARA PËR VIDEON MË TË MIRË MJEDISORE NË NIVEL NACIONAL

Bëhu kreativ!
Zhvillo një video mjedisore dhe merr pjesë në garë!

HAPET GARA PËR VIDEON MË TË MIRË MJEDISORE NË NIVEL NACIONAL

Green Art Center – Prishtina në kuadër të programit për edukim mjedisor, hap garën për videon më të mirë mjedisore në nivel kombëtar.
Kjo garë ka për qëllim të theksojë rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit, nxisë mendimin kritik dhe përgjegjësisë individuale që bartim të gjithë ndaj mjedisit jetik.

Si të merrni pjesë në garë:

Hapi 1: Krijoni një video klip (1 minutësh).
Video duhet të adresoj çështje mjedisore, si: Mbrojtja e mjedisit (aplikimi i rregullës 3-R-Redukto, Ripërdor, Riciklo) dhe aktivitete të tjera ekologjikisht miqësore.

Hapi 2: Përgatisni një përshkrim të shkurtër tekstual me jo më shumë se 1000 karaktere, që duhet të dërgohet (ngarkohet) së bashku me videon.

Hapi 3: Dërgoni materialet e juaja në e-mailin: info@greenartcenter.org

• Postimi i Videove do të bëhet në të njëjtën kohë pasi të mbyllet koha e aplikimit për dërgimin e materialit në email zyrtar të GAC.

• Video më e mirë do të vlerësohen 50 % nga Pëlqimet (Likes) në Facebook vetëm përmes faqes zyrtare të GAC në Facebook duke pëlqyer faqen e GAC paraprakisht dhe 50 % nga vlerësimi i jurisë nga GAC.

• Tri videot me të mira do të shpërblehën me cmime.

Të drejtë konkurimi kanë të gjithë nxënësit e shkollave publike dhe private të
Republikës së Kosovës

AFATI I FUNDIT PËR KONKURIM 25 Maj, 2022.

Publikimi i videove në Facebook për pelqime (LIKE), do të jenë deri me 30 Maj, 2022

Tregoni dashurinë tuaj ndaj mjedisit!
Bëhuni pjesë e garës!

https://www.facebook.com/404537832994839/posts/5036598069788769/

Facebook
Twitter
LinkedIn
Email