22 Prilli, Dita e Tokës

Dita e Tokës, e festuar çdo vit më 22 Prill, është një kujtesë për ta mbrojtur mjedisin, për të rivendosur ekosistemet e dëmtuara dhe për të jetuar një jetë më të qëndrueshme.

E festuar për herë të parë në vitin 1970, këtë vit, kjo ditë shënon 52 vjetorin e saj.

Cili është fokusi i këtij viti?

Këtë vit, www.earthday.org e ka përzgjedhur temën, ‘Investoni në planetin tonë’. Kjo shpjegon se: “Ky është momenti për të ndryshuar gjithçka – klimën e biznesit, klimën politike dhe mënyrën se si ne marrim masa për ndryshimet klimatike.

Tani është koha për guximin e pandalshëm për të ruajtur dhe mbrojtur shëndetin tonë, familjet tona, jetesën tonë… së bashku, ne duhet të “Investojmë në planetin tonë”.

Këtu gjithashtu flitet dhe paralajmërohet se koha është shumë e shkurtër dhe duhet marrë masa për të bërë ndryshime.

Facebook
Twitter
LinkedIn
Email