Vendosen platforma me fole të lejlekëve

Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës në bashkëpunim me Kompaninë kosovare për distribuim dhe furnizim me energji elektrike (KEDS) kanë bërë vendosjen e platformës së Lejlekut në fshatin Lloshkobare, në komunën e Ferizajt. Vendosja e platformës është bërë në afërsi të trungut të thatë ku lejleku ka folenizuar me vitet të tëra.

Ky aktivitet është vazhdimësi e aktiviteteve të mëhershme për vendosjen e platformave me fole të lejlekëve në disa shtylla elektrike në disa lokalitete të ndryshme të Kosovës. Përndryshe vendosja e kësaj platforme folenizuese, të përgatitura nga ana e KEDS-it, me udhëzim dhe rekomandim të IKMN-së, është praktike në shumë vende evropiane por edhe rajonit.

Njëra prej qëllimeve të këtij aktiviteti, përveç krijimit të kushteve për mbrojtjen e këtij lloji të rrallës të faunës sonë është gjithsesi edhe promovimi i një shembulli pozitiv për të mbrojtur lejlekun bardhë dhe habitatin e saj.

Facebook
Twitter
LinkedIn
Email