Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) publikon punimin e radhës në kuadër të programit për zhvillim të qëndrueshëm ‘Gazi natyror si opsion për tranzicionin e qëndrueshëm të energjisë në Kosovë’. Punimi sheh mundësitë se si mund të përdoret gazi si kapacitet me lirim dukshëm më të vogël të dioksidit të karbonit për të lehtësuar tranzicionin në vend të rolit tradicional të ngarkesës bazë gjatë gjithë orarit mund të jetë kontributi i tij më domethënës në tranzicionin e energjisë. Zhvillimi potencial i sektorit të gazit natyror në Kosovë në përputhje me zhvillimet e infrastrukturës rajonale të gazit, shihet si mundësi e madhe për të mbështetur këtë tranzicion. Gazi natyror është gjithashtu një plotësues/zëvendësues i mundshëm për energjinë e ripërtëritshme sepse mund të kompensojë ndërprerjen e energjisë së prodhuar nga burimet e ripërtëritshme – kur mungojnë era ose rrezet e diellit.
Punimi i plotë gjendet këtu: https://indep.info/wp-content/uploads/2022/03/INDEP_Gazi-natyral-si-opsion_30032022.pdf?fbclid=IwAR2E9iJchbllz6A1pl-wA4DIUgEQZWpDHRmE2PODkrV0v-if581JOd3sgpk