WWF fton individët, institucionet, dhe bizneset ta shënojnë vullnetarisht ‘Orën e Tokës’

Ora e Tokës, ngjarja vullnetare më e madhe globale për ruajtjen e planetit, shënohet më 26 mars duke i fikur dritat në orën 20:30

Të shtunën, më 26 mars, në orën 20:30, një nga nismat më të mëdha mjedisore në botë, Ora e Tokës, do të bashkojë sërish njerëzit në gjithë globin për të treguar përkushtimin e tyre ndaj planetit Tokë.

WWF Adria i fton të kryetarët e të gjitha komunave që të fikin ndriçimin në ndonjë objekt apo pjesë të veçantë të qyteteve të tyre të shtunën nga ora 20:30 deri në 21:30, dhe kështu, të bëhen pjesë e shënimit të kësaj dite.

Përderisa biodiversiteti i botës po zvogëlohet në një shkallë të paprecedent, dhe rreth një milionë specie janë të kërcënuara me zhdukje, lëvizja më e madhe në botë për ruajtjen e planetit ka për qëllim të mobilizojë individët, bizneset, dhe qeveritë, të jenë pjesë e bisedimeve dhe zgjidhjeve që nevojiten për një të ardhme të qëndrueshme. Në këtë kohë sfiduese,

Ora e Tokës paraqet një moment të solidarizimit, dhe një mundësi për t’u kujdesur për njëri-tjetrin e shtëpinë tonë të përbashkët. Ora e Tokës, e cila filloi në vitin 2007 si ngjarje simbolike e ndaljes së dritave në Sidni të Australisë, sot shënohet në mbi 190 shtete dhe territore. Këtë vit në rajonin tonë fokusi i kësaj ngjarjeje do të jetë ngritja e vetëdijes për llojet e kafshëve të cilat po zhduken me ritëm shumë të shpejtë.

Ftojmë të gjithë ata që duan të fikin dritat për planetin Tokë, të postojnë fotografitë e tyre me mbishkrimin #OraeTokesKosove.

Për informata shtesë: Ariana Çaka, Zyrtare për Komunikim, WWF Adria, +383 44 592 643, acaka@wwfadria.org

WWF është një nga organizatat më të mëdha të pavarure më me reputacion për mbrojtjen e natyrës, me afro pesë milion mbështetës, dhe një rrjet global aktiv në më shumë se 100 shtete. Misioni i WWF është të ndalojë shkatërrimin e mjedisit natyror të Tokës, dhe të ndërtojë një të ardhme ku njerëzit jetojnë në harmoni me natyrën duke ruajtur biodiversitetin botëtor, dhe duke u siguruar përdorimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore të ripërtrishme, duke promovuar zvogëlimin e ndotjes dhe konsumit të tepërt. Më shumë informacion në www.wwfadria.org.

Facebook
Twitter
LinkedIn
Email