Skip to content
Raporti Vjetor për Gjendjen e Mjedisit 2020

Hartimi i Raportit për Gjendjen e Mjedisit në Kosovë, është i bazuar në Ligjin e Mbrojtjes së Mjedisit1. Sipas nenit 25, të këtij ligji, Qeveria e Kosovës, me propozim të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, i paraqet Kuvendit, Raport Vjetor për Gjendjen e Mjedisit.

Raporti përmbanë të dhëna për: gjendjen e mjedisit dhe ndryshimet në mjedis në krahasim me raportin e mëparshëm, ndikimet mjedisore në shëndetin e popullatës, gjendjen e mjediseve të rrezikuara, zbatimin e strategjisë së mjedisit dhe planit të veprimit, masat e ndërmarra për mbrojtjen e mjedisit, zhvillimin e institucioneve mjedisore dhe financimin e sistemit për mbrojtjen e mjedisit.

Në përputhje me detyrat dhe përgjegjësitë e institucioneve qeveritare, Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës është institucioni që harton këtë dokument. Ky raport vjetor paraqet gjendjen e mjedisit për vitin 2020, por edhe të dhënat të më hershme kanë zënë vend të konsiderueshëm me qëllim krahasimi.

Për hartimin e raportit, AMMK ka grumbulluar të dhëna mjedisore nga institucionet monitoruese, operatorët, ndërmarrjet e ndryshme, publikimet, raportet dhe nga burime tjera. Të dhënat e grumbulluara janë përpunuar në informata kualitative mjedisore që tani janë prezantuar në këtë raport. Prezantimi i gjendjes për disa sektor mjedisor është më pak i mbuluar si pasojë e mungesës së të dhënave, mungesës së monitorimit, bazës ligjore të pamjaftueshme apo edhe aspekte tjera institucionale e menaxhuese.

Qëllimi kryesore këtij raporti është informimi i institucioneve vendimmarrëse për gjendjen e mjedisit në Kosovë, me qëllim që të dhënat e prezantuara të shërbejnë për hartimin e politikave adekuate mjedisore dhe për orientimin e zhvillimeve, planifikimeve dhe investimeve strategjike në sektorët të cilët kanë ndikim në mjedis, siç janë: ekonomia, industria, energjetika, transporti, bujqësia etj.
Paraprakisht Raporti Vjetor për Gjendjen e Mjedisit 2020, është diskutuar dhe është aprovuar nga Qeveria e Kosovës dhe nga Kuvendi i Kosovës.

Për më shumë kliko këtu:

http://ammk-rks.net/?page=1,7,612