Panel diskutimi për përmirësimin e mjedisit jetësor dhe rregullimit të hapësirave publike

Me 15 shkurt OJQ EC MA NDRYSHE organizoi në kuadër të HumanRightivism panelin e diskutimit me temë “Përmirësimi i mjedisit jetësor nëpërmjet inspektimit dhe rregullimit të hapësirave publike”.

Në këtë takim, EC prezantoi gjetjet e hulumtimit lidhur me inspektimin mjedisor në nivel komunal, si dhe praktikat e ndërhyrjeve në hapësira publike për rritjen e kujdesit ndaj mjedisit.Pjesëmarrësit e panelit nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, përfaqësuesit e Komunës së Prizrenit dhe përfaqësuesit e Fakultetit të Arkitekturës, Universiteti i Prishtinës, patën mundësinë të diskutojnë çështjet, të ndajnë përvojat dhe të prezantojnë progresin në planifikimin dhe rrëfimet e suksesit mjedisor.

Një rast ku aktorët institucionalë nga niveli lokal dhe qendror si dhe aktorët e shoqërisë civile diskutuan politikat publike, aktivitetet dhe masat që duhen marrë për të përmirësuar mjedisin në përgjithësi. Gjithashtu, një numër i shoqërive civile për mbrojtjen e mjedisit dhe qytetarëve u përfshinë në diskutime të cilat sollën disa nga sfidat dhe vështirësitë me të cilat përballen dhe përpiqen të zhvillojnë dhe adresojnë çështjet dhe shqetësimet lidhur me ambientin.

Community Development Fund – CDF

Embassy of Sweden in Pristina

EC Ma Ndryshe

Facebook
Twitter
LinkedIn
Email