Sesionet e mentorimit me OJQ-të lokale

Sot në komunën e Shtimes, PACT mbajti sesionin e mentorimit (coaching) me Grupin Lokal të Veprimit – Natyra.

Gjatë takimit u shkëmbyen informata për sfidat lokale dhe organizative me të cilat ballafaqohet kjo organizatë. Njëherit u diskutua për zhvillimin e partneriteteve të palëve me interes në nivel lokal dhe rajonal, që do ti mundësonte adresimit të problemeve të akumuluara në shtime dhe në fshatrat përreth (sidomos vërshimet tek fshatrat e rrethinës së Shtimës). Nga GLV Natyra nevojë unparaqit përkrahja në rrjetëzime lokale si dhe në zhvillimin e projekteve specifike mjedisore ku do të përfitonin banorët lokal të afektuar nga probleme të pa adresuara mjedisore nga autoritetet lokale.

Poashtu u diskutua përdorimi i platformës elektronike Environment Hub (www.environment-hub.org) si dhe u shpjeguan detajet dhe mundësitë që ofron kjo platformë për ngritjen e kapaciteteve organizative si dhe për avokim dhe lobim në fushën e mjedisit dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

Facebook
Twitter
LinkedIn
Email