Balkan Green Foundation ka realizuar një hulumtim përmes anketimit të 623 familje Kosovare mbi shpenzimet e energjisë elektrike

Anketa është realizuar online, dhe ka qenë e hapur për të u plotësuar nga të gjithë qytetarët​. Anketa ka kërkuar nga qytetarët që të ofrojnë të dhëna të marra nga fatura e energjisë elektrike për muajin dhjetor 2021, numrin e anëtarëve të familjes dhe të​ ardhurat familjare.

Mesatarja e pjesëmarrësve në anketë ishte: 4 anëtar për familje 👨‍👩‍👧‍👦 – me 23% të të anketuarëve me të ardhura mujore mbi 1000 EUR, 34% të të anketuarëve me të ardhura mujore 500-1000 EUR dhe 43% të të anketuarëve me të ardhura mujore nën 500 EUR.

Nga përgjigjet e të anketuarëve del se: 82% konsumojnë mbi 600 kWh energji elektrike ⚡️në muaj.

Anketa tregon se nga 623 familje të anketuara ngrohen me:

43% energji elektrike;

25% shporet me dru;

9% kategori e kombinuar (shporet me dru dhe energji elektrike);

8% kalda me pelet;

5% ngrohtore qëndrore;

5% klimë për ngrohje;

4% pompë termike;

1% mënyra të tjera të ngrohjes.

Rezultatet e kësaj ankete gjeni të ilustruara në grafikat e bashkangjitura dhe linku në vazhdim: ​

https://bit.ly/3sjXSpR​

Facebook
Twitter
LinkedIn
Email