INDEP publikon analizën Parimet e Rimëkëmbjes së Gjelbër për Kosovën

INDEP publikon analizën “Parimet e Rimëkëmbjes së Gjelbër për Kosovën – Mësimet nga pakot paraprake dhe rruga për rimëkëmbje të qëndrueshme”.

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), në kuadër të projektit “Rimëkëmbje për Qëndrueshmëri” ka publikuar analizën me titull “Parimet e rimëkëmbjes së gjelbër për Kosovën – mësimet nga pakot paraprake dhe rruga për rimëkëmbje të qëndrueshme”. Punimi trajton pakot e kaluara stimuluese të Qeverisë së Kosovës, Pakon e Ringjalljes Ekonomike, gabimet e bëra deri më tani në rimëkëmbjen nga pandemia COVID-19 dhe hapat që duhet të ndërmerren në të ardhmen.

Punimi ka trajtuar dhe studiuar rastet e shteteve europiane si Gjermania, Norvegjia dhe Luksemburgu, në mënyrë që të paraqiten rekomandime konkrete dhe shembuj të suksesit të cilët mund të aplikohen edhe në Kosovë. Disa nga rekomandimet e këtij punimi janë:
• Qeveria e Kosovës të hartoj pako stimuluese me përfshirjen e politikave të gjelbërta.
• Qeveria e Kosovës të largoj taksat e pajisjeve të gjenerimit të energjisë elektrike nga burimet e ripërtëritshme.
• Qeveria e Kosovës të alokoj mjete të konsiderushme për ndërtimin e centraleve me erë dhe centraleve fotovoltaike.
• Të shtohen fushatat e vetëdijësimit në lidhje me teknologjinë e vetëprodhimit nga energjia solare dhe për masat e efiçiencës së energjisë.
• Qeveria të krijoj një grup të përbashkët, të përbërë nga përfaqësues të institucioneve të ndryshme, përfaqësues të bizneseve dhe shoqërisë civile për hartimin e pakove të ardhshme.

Për të lexuar punimin e plotë, klikoni këtu:

https://indep.info/wp-content/uploads/2022/01/BTD_INDEP_Punimi-2_ALB.pdf

Ky publikim u mbështet nga Balkan Trust for Democracy (BTD), një projekt i Fondit Gjerman Marshall të Shteteve të Bashkuara dhe popullit amerikan përmes USAID-it. Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Balkan Trust for Democracy, Fondit Gjerman Marshall, USAID-it apo të Qeverisë Amerikane.

Facebook
Twitter
LinkedIn
Email