Skip to content
Raporti për gjendjen e ujërave në Kosovë 2020

Ky raport paraqet gjendjen e ujërave në Kosovë për përiudhën 2015 – 2020. Në raport janë të përfshirë gjëndja e ujërave sipërfaqësore, nëntokësore, ligjet dhe aktet nënligjore për sektorin e ujërave, dokumentet strategjike për ujëra, rrjeti hidrografik i ujërave, reshjet, zonat e mbrojtura ujore, shfrytëzimi i ujërave sipas sektorëve të ndryshëm si dhe investimet dhe projektet në sektorin e ujërave.

Të dhënat për përgatitjen e raportit janë grumbulluar nga institucionet që bëjnë monitorimin e cilësisë dhe sasisë së ujerave, kompanitë që menaxhojnë ujërat si dhe institucione tjera qeveritare dhe joqeveritare të cilat kanë përgjegjësi të caktuara në sektorin e ujërave.

Disa të dhëna janë marrë edhe nga burime të ndryshme si publikime, projekte dhe studime të ndryshme. Në raport të dhënat janë të paraqitur në mënyrë tekstuale, tabelare, dhe në figura të ndarë sipas fushave dhe sektorëve përkatës. Në një kapitull të veçantë të raporti janë nxjerrë konkluzionet dhe janë dhënë rekomandimet për ndërmarrjen e masave te duhura për përmirësimin e gjendjes.

Qëllimi kryesor i raporti është informimi i publikut të gjerë për gjendjen e ujërave në Kosovë, por njëkohësisht ky raport është një informacion i vlefshëm për orientimin e politikave në sektorin e ujërave dhe një dokument që mundë të i shërbejë donatorëve në orientimin e projekteve në sektorin e ujërave.

Ky është raporti i tretë sektorial për gjendjen e ujërave. Paraprakisht AMMK ka publikuar Raportin për gjendjen e ujërave 2010 dhe Raportin për gjendjen e ujërave 2015. Raporti është publikuuar në formatin elektronik dhe në formatin e shtypur në letër në gjuhën shqipe, serbe dhe angleze dhe shpërndahet falas për publikun dhe të gjithë të interesuarit tjerë.

Për më shumë detaje vizitoni më poshtë për ta lexuar materialin:

https://documentcloud.adobe.com/link/review?uri=urn:aaid:scds:US:a7ac22dd-9247-328b-afcb-921c131e021b