Ambasadorja suedeze në Kosovë, Karin Hernmarck: Ajri i ndotur ka pasoja të rënda shëndetësore

Cilësia e ajrit ka rëndësi jetike për shëndetin e qytetarëve të Kosovës

Ambasada e Suedisë në Kosovë ka filluar fushatën e tretë radhazi ‘Të flasim për ajrin ‘ në bashkëpunim me platformën e gazetarisë së gjelbër ‘BB Green Kosova’.

‘Le të flasim për ajrin’, është fushatë e organizuar nga Ambasada e Suedisë në Kosovë, me ideatoren dhe krijuesen e fushatës digjitale të nisur që në vitin 2019, vetë ambasadoren Karin Hernmarck.

Fushata do të shtrihet në aspektin medial dhe digjital, nëpër rrjetet sociale, me ç’rast, këtë vit, qëllimi i fushatës ishte, që përmes storieve të gazetarëve, intervistave dhe raportimeve të përditshme të sjellin më afër qytetarëve, por edhe të vetë politikanëve, rëndësinë që ka cilësia e ajrit, por edhe pasojat nga ndotja e tij.

Ne duhet të flasim për ajrin, për ndotjen e tij, që e shkaktojnë për çdo ditë termocentralet, sidomos gjatë dimrit, këtu në Kosovë, dhe në përgjithësi, nga lëndet djegëse apo nga ndotës të tjerë.

Fushata ka filluar më 1 dhjetor dhe do të vazhdojë deri më 28 shkurt të vitit 2022, kurse gjatë këtyre ditëve, çdo javë do të publikohen intervista të profileve të ndryshme duke treguar se çfarë dëmesh sjellë vazhdimisht, ajri i ndotur në aspektin shëndetësor dhe atë mjedisor.

Veçoria e edicionit të tretë është se, përveç përfshirjës së gazetarëve të gjelbër nga Kosova në këtë fushatë, do të raportojë nga Suedia edhe gazetari Lennart Berggren, i cili do të fokusohet në teknikat suedeze të ngrohjes dhe të izolimit të shtëpive. Pra, përveç që do të flasim për gjendjen, gjatë fushatës do të vijnë edhe disa zgjidhje suedeze, në këtë aspekt.

Facebook
Twitter
LinkedIn
Email