Kosova me burime të ripërtërishme të energjisë

Sipas njoftimit dërguar mediave, ndërmarrja kosovare-gjermane-izraelite ‘SOWI Kosovo’ ka ndërtuar tashmë tri projekte të prodhimit të energjisë elektrike nga era në komunën e Mitrovicës, me një kapacitet të përgjithshëm të instaluar prej 105 MW.

“Pas vendimit të sotëm të Bordit, janë dy projekte të kompanisë ‘Sowi Kosovo’ që kanë marrë licenca për prodhim. Projekti i parë prej 34.47 MW ka filluar prodhimin në tetor të këtij viti. I dyti, apo projekti i licencuar sot, së shpejti do të fillojë prodhimin dhe gjatë këtij muaji po ashtu pritet edhe licencimi i projektit të tretë”, thuhet në njoftim.

ZRRE-ja njofton se pjesë e shqyrtimit nga Bordi kanë qenë edhe disa çështje të tjera që ndërlidhen me funksionimin e sektorit si dhe të Zyrës së Rregullatorit për Energji.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka thënë në seancën e sotme se ZRRE-ja po e marrin me prioritet licencimin e kapaciteteve të ndërtuara të impiantit të erës në “Selac” i cili sipas saj do të shtojë edhe 60 megavat të licencuar kapacitet që duhet gjatë dimrit në mënyrë që t’i ndihmojnë situatës.

Facebook
Twitter
LinkedIn
Email