Trajnim për raportimin mediatik për pylltarinë në Kosovë

Programi për pylltarinë i financuar nga Ambasada Suedeze, i zbatuar nga FAO në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, organizoi një trajnim mbi raportimin mediatik mbi pylltarinë si pjesë e ngritjes së kapaciteteve për gazetarët për të hetuar dhe raportuar probleme të ndryshme dhe praktikat më të mira me të cilat përballet pylltaria në Kosovë.

Gazetarët nga mediat kryesore morën informacion të thellë mbi burimet, përdorimin dhe praktikat e pyjeve në Kosovë, prerjet ilegale dhe tregtimin e drurit, pyllëzimin dhe ripyllëzimin. Ndër sfidat kryesore të paraqitura gjatë trajnimit ishin prerjet ilegale të pyjeve, mosndëshkimi i prerësve ilegalë, mungesa e investimeve në menaxhimin e burimeve pyjore dhe niveli i ulët i ndërgjegjësimit të publikut për mbrojtjen dhe shfrytëzimin e pyjeve.

Ambasadorja e Suedisë në Kosovë, Karin Hernmarck Ahliny në fjalën e saj përshëndetëse, theksoi mbështetjen që Suedia po ofron për sektorin e pylltarisë dhe theksoi rolin e madh që kanë mediat në formësimin e opinionit publik për zhvillimin e qëndrueshëm të pyjeve. Ajo inkurajoi gazetarët që të kenë prioritet këtë sektor në raportimin e tyre dhe të përdorin ekspertizën e ekipit të FAO-s në programin e pylltarisë për të marrë informacion gjatë punës së tyre.

Facebook
Twitter
LinkedIn
Email