Sesionet e mentorimit me OSHC-të

Në komunën e Dragashit, PACT mbajti sesionin e mentorimit (coaching) me organizatën SHEA Ambienti.

Në kuadër të aktivitetit për promovimin e Eko-turizmit në Komunën e Dragashit, PACT zhvilloimanalizën SWOT dhe PESTLE me pjesëmarrësit e organizatës dhe përfaqësues të drejtorive në kuadër të Komunës së Dragashit.

U shkëmbyen informata lidhur me çështjet mjedisore si dhe efektet në fushën e eko turizmit.

Poashtu u diskutua përdorimi i platformës elektronike Environment Hub (www.environment-hub.org) si dhe u shpjeguan detajet dhe mundësitë që ofron kjo platformë për ngritjen e kapaciteteve organizative si dhe për avokim dhe lobim në fushën e mjedisit dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

Ky aktivitet është organizuar në kuadër të projektit SideStep i cili zbatohet në kuadër të HumanRightivism, i cili menaxhohet nga CDF dhe mbështetur nga Ambasada Suedeze në Prishtinë.

Facebook
Twitter
LinkedIn
Email