Ekspozitë: riciklimi në industrinë e modës

A e dini se mbetjet nga plastika dhe tekstili mund të jenë të dobishme? DYVO dhe “Let’s Do it Peja”, janë duke i transformuar ato në veshje dhe aksesorë trendi mode, të dobishme dhe me stil.

Shtëpia e Evropës në Kosovë po organizon ekspozitën interaktive “Ridizajnim dhe riciklim në industrinë e modës”, ku përpos që do të shihni produkte mode të krijuara nga plastika dhe tekstili i ricikluar dhe ridizajnuar, do të mësoni më shumë për sasinë e plastikës që e bartni me vete, dhe do të informoheni për mënyrat kreative se si mund të ripërdorni plastikën.


Facebook
Twitter
LinkedIn
Email