Environment Hub

Te qeveria e Kosovës mund ta takoni dinosaurin Dino

Sot në ora 17:00 te ndërtesa e qeverisë së Kosovës bëhet projektimi i siluetës së dinosaurit në vazhden e fushatës “Mos Zgjidh Shfarosjen”.

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë së bashku me Zyrën e Kryeministrit do të projektojnë një siluetë dinosauri në ndërtesën e Qeverisë për të shënuar mbylljen e samitit global të klimës COP26 dhe promovuar fushatën globale për ndryshimet klimatike të titulluar Mos Zgjidh Shfarosjen.

Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së Maria Suokko së bashku me Ulrika Richardson Koordinatore e OKB-së për Zhvillim, përfaqësues të komunitetit diplomatic dhe përfaqësues nga zyyra e kryeministrit, presidencës,deputet, ministria do të jenë të pranishëm për projekcionin e Dinos në muret e ndërtesës.

Qëllimi i fushatës globale njëvjeçare është të rrisë ndërgjegjësimin mbi urgjencën për t’u larguar nga përdorimi i lëndëve djegëse fosile dhe kalimi në energji më të pastër dhe një nga karakteristikat kryesore të saj është personazhi i Frankie the Dino (Dinosauri Frenkie), i cili, në emër të specieve të tij, dërgon një mesazh se ne duhet të veprojmë tani – përpara se kërcënimi i zhdukjes së njerëzimit të bëhet realitet.

Në ngjarje do të jetë i pranishëm edhe Dino i punuar në Kosovë për bashkëbisedim dhe fotografim me pjesëmarrësit./BB Green Kosova