Sesionet e mentorimit me OJQ-të

Sot PACT mbajti sesionin e mentorimit (coaching) me organizatën Ambienti nga Dragashi.

Gjatë sesioneve u diskutua përdorimi i platformës elektronike Environment Hub (www.environment-hub.org) si dhe u shpjeguan detajet dhe mundësitë që ofron kjo platformë për ngritjen e kapaciteteve organizative si dhe për avokim dhe lobim në fushën e mjedisit dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

Gjithashtu u ndanë informata lidhur me zhvillimin e projekteve, me theks të veçantë në ngritjen e fondeve, shkrimin e projekt propozimit dhe menaxhimin e projekteve si dhe sfidave me të cilat ballafaqohet kjo organizatë.

Platforma elektronike www.environment-hub.org mbështetet nga HumanRightivism, menaxhuar nga CDF Community Development Fund, mbështetur nga SIDA përmes Ambasadës Suedeze në Prishtinë.

Facebook
Twitter
LinkedIn
Email