Environment Hub

Pastrohet liqeni i Batllavës, apelohet që të mos ndotet uji

Organizata Sundimi i Demokracisë në Kosovë SDK ka organizuar aktivitet për pastrimin përreth liqenit duke vendosur edhe tabela që bartin mesazhe për vetëdijësimin qytetar ndaj ruajtjes së ujit të pijshëm në Liqenin e Batllavës.

SDK, duke qenë vazhdimisht aktive, është e përkushtuar që nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme të ndikoj në rritjen e vetëdijes qytetare dhe njëkohësisht të avokoj tek institucionet, për përkujdesjen ndaj ujit në Liqenin “Batllava”.

Një ndër kërkesat e vazhdueshme ka qenë vendosja e shportave në hapësirat përreth Liqenit, e që tashmë këto shporta janë vendosur nga Komuna e Podujevës. Ndërlidhur me këtë, SDK ka ndërmarrë edhe një aksion të pastrimit përreth Liqenit “Batllava” në Orllan si dhe janë vendos disa tabela (pllakata) vetëdijesuese.

Përmbajtja e pllakatave ka për qëllim të ndikoj në masën qytetare mbi rëndësinë e ujit të pijshëm dhe kujdesit për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e ujit.

Ky aktivitet është në kuadër të projektit “Aktivizmi qytetarë dhe institucional në përmirësimin e gjendjes për mjedis të shëndetshëm” i cili mbështet financiarisht nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.