Pse 24 Tetori është Dita Globale e Veprimit ndaj ndryshimeve klimatike?

Me 24 tetor bota përkujtoi Ditën Globale të Veprimit. Kjo është një ftesë për të ndihmuar në krijimin e një lëvizjeje – për ta përkujtuar një ditë dhe për ta përdorur atë për të ndaluar krizën klimatike. Më 24 tetor, ne duhet të qëndrojmë së bashku si një planet i vetëm dhe do të bëjmë thirrje për një traktat të drejtë global kundrejtë ndryshimeve klimatike. Të bashkuar nga një thirrje e përbashkët për veprim, nduhet ta kemi të qartë: bota ka nevojë për një plan ndërkombëtar të veprimit që bazohet në shkencë.

Dhe tani kemi një numër për të shprehur rrezikun tonë: 350. James Hansen i NASA-s dhe një ekip shkencëtarësh të tjerë kohët e fundit botuan një seri artikujsh shkencorë që tregojnë se ne duhet të zvogëlojmë sasinë e karbonit në atmosferë nga 387 pjesë të tij për milion në 350 ose edhe më pak nëse dëshirojmë “ta ruajmë një planet të ngjashëm me atë në të cilin u zhvillua qytetërimi njerëzor”. Askush nuk e dinte këtë numër një vit më parë – por tani është e qartë se 350 mund të jetë numri më i rëndësishëm për të ardhmen e planetit, një shifër për ti udhëhequr përpjekjet tona. Nëse ne mund ta drejtojmë me shpejtësi planetin në rrugën e duhur për të arritur në 350, ende mund të shmangim efektet më negative të ndryshimit të klimës.

Nëse ne të gjithë e bëjmë punën tonë, çdo komb do ta dijë pyetjen që do t’i bëhet kur të parashtrojnë një plan: a do ta kthejë kjo planetin në rrugën drejt 350? Kjo do të funksionojë vetëm me ndihmën e një lëvizjeje globale – dhe ajo ka filluar të shfaqet kudo. Fermerët në Kamerun, studentët në Kinë, madje edhe skiatorët e Kupës së Botërore kanë ndihmuar tashmë në përhapjen e numrit 350. Kishat i kanë rënë kambanave të tyre 350 herë; Murgjit budistë kanë formuar një rreth të madh me 350 trupat e tyre në sfondin e Himalajeve. 350 përkthehet përtej çdo kufiri të gjuhësor apo kulturor. Më 24 tetor, ne të gjithë do të qëndrojmë pas një simboli universal për sigurinë klimatike.

Facebook
Twitter
LinkedIn
Email