Ndotje e lartë nga termocentralet e qymyrit në Kosovë

Ndotja nga termocentralet e qymyrit në Kosovë kishte rritje në vend që të kishte ulje gjatë vitit 2020, kështu sipas raportit të publikuar sot nga CEE Bankwatch Network dhe Qendra për Kërkime mbi Energjinë dhe Ajrin e Pastër (CREA), në bashkëpunim me Balkan Green Foundation.

Ndryshe nga vendet e tjera në rajon, ku dioksidi i sulfurit është problemi më i madh, në Kosovë shkeljet më të larta vijnë nga emetimet e pluhurit. Në vitin 2020 këto arritën 4.25 herë mbi kufirin ligjor, në 5,867 ton, një rritje e konsiderueshme nga 5,042 ton të emetuara përgjatë viteve 2018 – 2019.

Të dhënat ende nuk janë bërë publike. Njësia Kosova B2 emetoi 6.64 herë mbi kufirin e lejuar, duke e bërë atë ndotësin më të madh.

Emetimet e sulfurit ishin gjithashtu 1.8 herë mbi limitin e lejuar në vitin 2020, me 19,987 ton gjithsej. Kjo ishte një rritje e konsiderueshme në krahasim me vitin 2018 (14,232 ton), pavarësisht një numri të krahasueshëm të orëve të punës.

Kosova kishte shkeljen më të madhe të kufijve të oksidit nitrik në vitin 2020, 1.65 herë më shumë sesa ishte e lejuar. Emetimet gjithashtu u rritën ndjeshëm gjatë viteve 2018 dhe 2020 – duke arritur në 22,846 ton, gati 3,700 ton më shumë se në 2018.

Direktiva për termocentralet e mëdha me djegie të brendshme – një direktivë e BE-së për të zvogëluar emetimet e substancave të rrezikshme, e përshtatur për vendet që janë palë në Traktatin e Komunitetit të Energjisë – i kërkon ligjërisht këtyre vendeve që të frenojnë ndotjen e ajrit nga termocentralet e tyre që nga viti 2018.

Megjithatë, siç gjen raporti, në vitin 2020, 18 termocentralet e qymyrit të Ballkanit Perëndimor lëshuan dy herë e gjysmë më shumë dioksid sulfuri sesa të gjithë 221 termocentralet me qymyr të BE-së së bashku.

Komunikatën e plotë për media mund të e gjeni këtu.

Facebook
Twitter
LinkedIn
Email