Biodiversiteti dhe ndikimi në mjedis

Biodiversiteti e bën tokën të banueshme. Kjo poashtu ndihmon sidomos tek mbijetesa e kafshëve, zvarranikëve si dhe shpezëve. Ekosistemet e biodiversitetit ofrojnë zgjidhje të bazuara në natyrë që na mbrojnë nga fatkeqësitë natyrore si përmbytjet dhe stuhitë, filtrojnë ujin tonë dhe rigjenerojnë tokat tona.

Pastrimi i mbi 35% të pemëve të larta në botë për aktivitetet njerëzore ka vënë gjithnjë e më shumë njerëzit dhe shtëpitë e tyre në rrezik nga përmbytjet dhe ngritja e nivelit të detit. Nëse këto pemë të larta rrënjësore nuk do të ekzistonin, 18 milionë njerëz të do të përmbyteshin çdo vit (një rritje prej 39%) dhe dëmet vjetore të pronës do të rriteshin me 16% (82 miliardë dollarë).

Mbrojtja dhe rivendosja e ekosistemeve natyrore është jetike për ti luftuar ndryshimet klimatike. Zgjidhjet e bazuara në natyrë mund të sigurojnë 37% të zbutjes me kosto efektive të CO2, të nevojshme deri në vitin 2030, për ta ruajtur ngrohjen globale brenda 2 °C.

Ekosistemet natyrore ofrojnë bazat për rritjen ekonomike, shëndetin dhe prosperitetin e njerëzve. Fati ynë si specie është i lidhur thellë me fatin e mjedisit tonë natyror.

Ndërsa ekosistemet po kërcënohen gjithnjë e më shumë nga aktiviteti njerëzor, njohja e përfitimeve të biodiversitetit është hapi i parë për të siguruar që ne të kujdesemi për të. Ne i dimë çështjet e biodiversitetit. Tani, si shoqëri, ne duhet ta mbrojmë atë dhe duke vepruar, atëherë do ti mbrojmë interesat tona afatgjata.

Në foto ilustrimi e paraqet rëndësinë e biodiversitetit në relacion me mjedisin përreth.

Marrë nga Forumi Ekonomik Botëror.

Facebook
Twitter
LinkedIn
Email