Janë shqiptuar 377 gjoba mandatore për ndotësit e mjedisit gjatë muajve Mars – Korrik 2021

Numri i Gjobave Mandatore të Udhëzimit Administrativ, nr. 06/2018 të shqiptuara për periudhën pesë mujore (Mars, Prill, Maj, Qershor dhe Korrik 2021) për ndotësit e mjedisit është gjithsej 377. Përveq Gjobave Mandatore disa nga komunat kanë dërguar fletëparaqitje për Gjykatë, Procese Verbale dhe Kërkesa për Gjykatë në kuadër të qështjeve mjedisore, si vijion:

𝐾𝑜𝑚𝑢𝑛𝑎 𝑒 𝐿𝑖𝑝𝑗𝑎𝑛𝑖𝑡: 2 𝑓𝑙𝑒𝑡ë𝑝𝑎𝑟𝑎𝑞𝑖𝑡𝑗𝑒 𝑝ë𝑟 𝐺𝑗𝑦𝑘𝑎𝑡ë.

𝐾𝑜𝑚𝑢𝑛𝑎 𝑒 𝑅𝑎ℎ𝑜𝑣𝑒𝑐𝑖𝑡: 2 𝑑𝑒𝑛𝑖𝑚𝑒 𝑝ë𝑟 𝑘𝑢𝑛𝑑ë𝑟𝑣𝑎𝑗𝑡𝑗𝑒 𝑝ë𝑟 𝑘𝑟𝑖𝑗𝑖𝑚𝑖𝑛 𝑒 𝑑𝑒𝑝𝑜𝑛𝑖𝑣𝑒 𝑖𝑙𝑒𝑔𝑎𝑙𝑒.

𝐾𝑜𝑚𝑢𝑛𝑎 𝑒 𝑃𝑟𝑖𝑧𝑟𝑒𝑛𝑖𝑡: 33 𝑃𝑟𝑜𝑐𝑒𝑠𝑒 𝑉𝑒𝑟𝑏𝑎𝑙𝑒, 17 𝐴𝑘𝑡𝑣𝑒𝑛𝑑𝑖𝑚𝑒, 1 𝑘ë𝑟𝑘𝑒𝑠ë 𝑝ë𝑟 𝐺𝑗𝑦𝑘𝑎𝑡ë.

Informata shtesë:

Inspektorja e mbrojtjes së Mjedisit nga Komuna e Ferizajit, Nazlime Sejdiu, tha se fluksi i madh i mërgimtarëve ka ndikuar që konsumi te rritet dhe me këtë të fundit të shtohet sasia e mbeturinave përderisa kapacitetet e kompanive të pastrimit janë të vogla. Ajo poashtu potencoi se nga java e ardhshme situata me problemet me mbeturinat do të stabilizohet.

Ndërsa sa i përket Komunave: Fushë Kosovë, Vushtrri, Kaçanik, Deçan dhe Skenderaj nuk kemi pasur raportime nga personat përgjegjës.

OJQ “Let’s Do It” që e bën monitorimin në nivelet komunale, njofton se monitorimi i zbatimit të Udhëzimit Administrativ për Gjoba Mandatore do të vazhdojë edhe gjatë muajve në vijim dhe falënderon inspektorët komunal të mjedisit për bashkëpunimin dhe gadishmërinë në ndarjen e të dhënave me qëllim që përmes raportimeve të Gjobave Mandatore të vetëdijësojë ndotësit në mënyrë që të krijohet një mjedis sa më i pastër në gjithë territorin e Kosovës.

Facebook
Twitter
LinkedIn
Email