Shembull pozitiv nga Lidl lidhur me reduktimin e plastikës në supermarkete

Një sembull pozitiv nga një brend ndërkombëtar, për supermarketet të cilat veprojnë në Kosovë, që të marrin veprime të ngjashme në funksion të mbrojtjes së mjedisit. Kjo mund të shërbejë edhe si model për fushatë avokuese nga shoqëria civile.

Supermarketi nga Gjermania Lidl është zotuar të heqë gjysmë miliardë fragmente plastike deri në fund të vitit 2021, duke sjellë një reduktim kumulativ prej 1.5 miliardë, pastaj heqjen e gjysmë miliardë fragmenteve të tjera deri në fund të vitit 2022, duke rezultuar në një reduktim kumulativ në dy miliardë.

Artikujt e paketimit që janë hequr deri më sot përfshijnë 24 milionë mbështjellëse dhe copa plastike nga frutat dhe perimet e freskëta; 25 milionë kapakë plastikë sekondarë nga kosi dhe produkte të tjera të qumështit; 3.5 milion copë mbështjellëse plastike nga lule të freskëta dhe 19 milion etiketa plastike dhe qese nga frutat dhe perimet. Lidl filloi veçanërisht të ofrojë alternativa të ripërdorshme për qeset e frutave dhe perimeve që në vitin 2019.

Plastikat “problematike”, përfshirë plastikën e zezë, poliestirenin e zgjeruar dhe PVC-në, të cilat poashtu janë hequr plotësisht nga sfera kryesore e paketimit të ushqimit.

Në total, Lidl ka zvogëluar prodhimin e saj të paketimit plastik me 18.5%. Ajo po përpiqet të arrijë një ulje prej 20% deri në fillim të vitit 2022 dhe pretendon se është në rrugën e duhur për të arritur këtë objektiv. Për të siguruar që alternativat e letrës nuk po shkaktojnë ndikime negative të padëshiruara, supermarketi është zotuar të përdorë vetëm fibra me përmbajtje natyrore, nga burime të përgjegjshme të certifikuara ndërkombëtarisht.

Përvec arritjes në zvogëlimin e plastikës, Lidl ka arritur progres edhe në përfshirjen e përmbajtjes së plastikës së ricikluar në paketim. Kjo kompani ka treguar se ka arritur një angazhim për të siguruar që 50% e paketimit të markës së vet të jetë bërë duke përdorur përmbajtje të ricikluar, e vendosur fillimisht me një afat deri në 2025.

Platforma elektronike www.environment-hub.org mbështetet nga HumanRightivism, menaxhuar nga CDF Community Development Fund, pērmes Ambasadës Suedeze në Prishtinë (SIDA).

Facebook
Twitter
LinkedIn
Email