Skenarët kompjuterikë tregojnë që ndryshimet klimatike mund të ndalen

Përderisa shkencëtarët kryesorë botërorë të ndryshimeve klimatike lëshuan një raport plot paralajmërime këtë javë, ata vazhduan të këmbëngulnin se bota ka ende një shans për ti shmangur efektet më të këqija të ndryshimeve klimatike.

Është ende e mundur të parandalohen shumica e ndikimeve të tmerrshme, por me të vërtetë kërkon ndryshim transformues të paparë,” tha Ko Barrett, nënkryetar i Panelit Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike. “Ideja se ende ka një rrugë përpara, mendoj, që shërben si një pikë që duhet të na japë pak shpresë.”
Kjo rrugë shpresëdhënëse, në të cilën ndryshimet e rrezikshme në botën klimatike përfundimisht ndalojnë, është produkt i dalë nga simulimet gjigande kompjuterike të ekonomisë botërore. Ato quhen modele të vlerësimit të integruar. Ekzistojnë disa versione kryesore të këtyre vlerësimeve kompjuterike: katër të zhvilluara në Evropë, një në Japoni dhe një në SHBA.

“Ajo që ne kryesisht po bëjmë, është të përpiqemi të eksplorojmë atë që nevojitet për të përmbushur qëllimet e Parisit.” thotë Detlef van Vuuren, në Agjencinë Holandeze të Vlerësimit të Mjedisit, e cila zhvilloi një nga modelet komjuterike.
Si të ulen në zero emetimet e gazrave serrë në 40 vitet e ardhshme?

Udhëheqësit botërorë ranë dakord në Paris për të kufizuar ngrohjen globale në më pak se 2 gradë Celsius. Planeti tashmë është ngrohur rreth 1 gradë Celsius, në krahasim me nivelet paraindustriale.
Përmbushja e këtij qëllimi do të thotë uljen e emetimeve të gazrave serrë në zero brenda rreth 40 vjetësh. Do të kërkonte ndryshime të thella.

Kjo është arsyeja pse disa shkencëtarë iu drejtuan modeleve të tyre të kompjuterit për ndihmë. “Si është e mundur të shkosh në zero emetime?” ai përgjigjet. “Kjo ka të bëjë me transportin, strehimin dhe energjinë elektrike.”
Modelet pastaj përpiqen ta plotësojnë atë kërkesë në mënyrën më kosto-efektive, për sa kohë që është teknologjikisht e realizueshme dhe nuk përputhet me kufijtë si furnizimi me tokë ose burime të tjera.

Lajm i mirë është se modelet gjetën një mënyrë për të arritur këtë objektiv, të paktën në skenarët ku qeveritë botërore ishin të prirura për të bashkëpunuar në përmbushjen e angazhimeve të tyre në Paris. Në fakt, sipas Keywan Riahi, në Institutin Ndërkombëtar për Sistemet e Aplikuara, në Austri, ata gjetën shtigje të shumta drejt karbonit zero.

Disa modele tregojnë njerëzit kur reagojnë ndaj çmimeve më të larta të energjisë ose rregulloreve të qeverisë duke ndryshuar stilin e tyre të jetesës. Ata lëvizin në shtëpi që kursejnë më shumë energji dhe heqin dorë nga makinat e tyre në favor të një lloji të ri dhe më të mirë të transportit publik. Përveç linjave tradicionale të autobusëve, automjetet autonome  si Uber – e arrijnë të njrjtin efekt, duke i çuar njerëzit atje ku duhet të shkojnë.

Shkencëtari Riahi e pëlqen këtë version duke thënë. “Unë jam i bindur se një ristrukturim themelor nga ana e kërkesës gjithashtu do të çonte në një cilësi më të mirë të jetës,” thotë ai.

Skenarë të tjerë tregojnë se njerëzit ende përdorin shumë energji, e cila nga ana tjetër kërkon një nxitje të madhe në prodhimin e energjisë elektrike të pastër. Do të thotë 10 ose 20 herë më shumë tokë të mbuluar me ferma solare dhe me erë, krahasuar me tani, si dhe më shumë termocentrale ku digjen dru ose biokarburantë të tjerë, të pajisur me pajisje për të kapur dhe ruajtur dioksidin e karbonit që lëshohet në erë.

Me gjithë të metat e tyre, megjithatë, këto modele mbeten mënyra kryesore në të cilën shkencëtarët dhe politikëbërësit gjejnë opsionet për të ardhmen. Ato kuantifikojnë kompromiset dhe pasojat që mund të mos jenë qartë të dukshme. Për shembull, nëse vendet duan ti përdorin pemët ose lëndët tjera natyrore si lëndë djegëse, kjo do të thotë më pak tokë për kultivimin e ushqimit ose për pyjet natyrore. Gjithashtu, modelet e bëjnë të qartë se bashkëpunimi ndërkombëtar është thelbësor, me vendet e pasura që ndihmojnë vendet më të varfra për ti ulur emetimet e tyre.

Rezultatet e modelimit kompjuterik janë si harta që tani mund të duken të paqarta, por që mundësojnë trasimin e rrugës që mund ta ndihmojnë botën që ta shmangë katastrofën klimatike.

Platforma elektronike Environment-hub mbështetet nga HumanRightivism, menaxhuar nga CDF Community Development Fund, mbështetur nga SIDA.

Facebook
Twitter
LinkedIn
Email