Burimet e energjisë në Kosovë

Struktura e energjisë primare e konsumuar në Kosovë për vitin 2020 përbëhet nga: thëngjilli, produktet e naftës (benzina, nafta, mazuti, kerozina dhe gazi i lëngëzuar i naftës-GLN), biomasa, hidroenergjia, energjia e erës, energjia solare dhe biokarburantet.

𝐁𝐮𝐫𝐢𝐦𝐞𝐭 𝐞 𝐞𝐧𝐞𝐫𝐠𝐣𝐢𝐬𝐞 𝟐𝟎𝟏𝟗 𝟐𝟎𝟐𝟎

Thëngjill 1556.38 1590.87

Produkte nafte 753.69 741.94

Biomase 402.36 396.93

Hidroenergji 22.26 22.26

Energji solare 1.34 1.38

Energji e erës 7.80 7.82

Energji Elektrike 4.60 -27.31

Totali 2748.43 2733.89

Shumë qytetarë ende djegin dru zjarri dhe qymyr për ngrohje dhe gatim, çfarë shkakton ndotje të ajrit që pastaj shkakton probleme të frymëmarrjes dhe probleme të tjera shëndetësore. Pa një furnizim të besueshëm, të përballueshëm dhe të qëndrueshëm me energji elektrike, kompanitë e huaja dhe vendore hezitojnë të investojnë dhe të krijojnë vende të punës në Kosovë.

𝐒𝐨𝐭, 𝐤𝐚𝐩𝐚𝐜𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢 𝐨𝐩𝐞𝐫𝐚𝐭𝐢𝐯 𝐢 𝐞𝐧𝐞𝐫𝐠𝐣𝐢𝐬𝐞 𝐞𝐥𝐞𝐤𝐭𝐫𝐢𝐤𝐞 𝐧𝐞 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞 𝐞𝐬𝐡𝐭𝐞 𝐫𝐫𝐞𝐭𝐡 𝟗𝟎𝟎 MW, 𝐪𝐞 𝐩𝐨𝐭𝐡𝐮𝐚𝐣𝐬𝐞 𝐢 𝐭𝐞𝐫𝐢 𝐯𝐣𝐞𝐧 𝐧𝐠𝐚 𝐝𝐲 𝐭𝐞𝐫𝐦𝐨𝐜𝐞𝐧𝐭𝐫𝐚𝐥𝐞 𝐭𝐞 𝐯𝐣𝐞𝐭𝐫𝐮𝐚𝐫𝐚 𝐦𝐞 𝐧𝐝𝐞𝐳𝐣𝐞 𝐦𝐞 𝐪𝐲𝐦𝐲𝐫 – Kosovës A dhe Kosovës B. Me rritjen e popullsisë, do të vazhdojnë të shtohen edhe kufizimet e vazhdueshme për energji.

Sistemi aktual i energjisë elektrike në Kosovë është i vjetëruar, i papërshtatshëm dhe i pamjaftueshëm duke paraqitur sfida të rëndësishme për rritjen dhe zhvillimin ekonomik.

𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐚 𝐚𝐤𝐭𝐮𝐚𝐥𝐢𝐬𝐡𝐭 𝐡𝐮𝐦𝐛𝐞 𝐬𝐡𝐮𝐦𝐞 𝐧𝐠𝐚 𝐞𝐧𝐞𝐫𝐠𝐣𝐢𝐚 𝐞𝐥𝐞𝐤𝐭𝐫𝐢𝐤𝐞 𝐪𝐞 𝐩𝐫𝐨𝐝𝐡𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐧𝐞 𝐝𝐲 𝐢𝐦𝐩𝐢𝐚𝐧𝐭𝐞𝐭 𝐞 𝐬𝐚𝐣 𝐭𝐞 𝐥𝐢𝐧𝐣𝐢𝐭𝐢𝐭 𝐪𝐞 𝐣𝐚𝐧𝐞 𝐬𝐡𝐮𝐦𝐞 𝐧𝐝𝐨𝐭𝐞𝐬: Në vitin 2018, gati 28% u humbën nga sistemi i shpërndarjes përmes humbjeve teknike dhe mospagesës dhe shumë më tepër humbet përmes mungesës së masave efikase të energjisë.

Për shkak të mbizotërimit të linjitit në përzierjen energjetike të Kosovës, sistemi është shumë jofleksibël dhe nevojiten ndërlidhje të mira me vendet fqinje për të përmirësuar situatën.

Kosova nuk ka burime të shumta ujore si vendet e tjera të Ballkanit, por vitet e fundit ndërtimi i hidrocentraleve të vegjël është përshpejtuar dhe është bërë i diskutueshëm, pasi disa prej tyre gjenden në zona të mbrojtura.

Në Kosovë është duke pasur zhvillim në sektorin e prodhimit të rrymës nga era. Për momentin, projekti i prodhimit të rrymës nga era në Kikë ka kapacitet të instaluar prej 32.4 MW, por në Kikë do ketë kyçje për 20 MW shtesë, projekt që pritet të përfundojë në vitin 2022.

Në dhjetor të vitit të kaluar, operatori i sistemit, transmisionit dhe tregut, KOSTT, ka njoftuar se ka nënshkruar marrëveshje të kycjes në rrjet me ndërmarrjen ‘Bondcom Energy Point LLC’ për projekt tjetër të erës me kapacitet prej 46 megavatësh në Budakovë.

Burime të ndryshme vlerësojnë potencial të ndryshëm për diellin dhe erën në Kosovë.

𝐁𝐮𝐫𝐢𝐦𝐢 𝐒𝐨𝐥𝐚𝐫 𝐏𝐕 𝐄𝐫𝐚

IRENA 581 MW 2327 MW

SEERMAP 1494 MW 447 MW

SEE-SEP 790 MW 980MW

Konsumi final i energjisë elektrike
Në vitin 2020 konsumi i energjisë elektrike ka qenë 414.13 ktoe në krahasim me vitin 2019 ka pasur ngritje prej 2.15 %.

𝟐𝟎𝟐𝟎𝐌𝐖𝐡 𝐓𝐨𝐭𝐚𝐥

*TC Kosova A 2222196

**TC Kosova B 3907292

HC UJMANI 63344

Kaskada e Lumbardhit (KELKOS) 48991

Parku i erës KITKA 91184

Total prodhimi i gjeneratorëve
të kyçur në rrjetin e transmetimit 6333007

Total BRE dhe HC+wind në Distribucion 114036

DIKANCE 8628

RADAC 3855

Burimi 1438

Wind Power 903

BRRE të kyçura në Distribucion 99,212

𝐆𝐣𝐢𝐭𝐡𝐬𝐞𝐣: 𝟔,𝟒𝟒𝟕,𝟎𝟒𝟑

𝐵𝑢𝑟𝑖𝑚𝑖 𝑖 𝑖𝑛𝑓𝑜𝑟𝑚𝑎𝑐𝑖𝑜𝑛𝑖𝑡: 𝐵𝑎𝑙𝑎𝑛𝑐𝑎 𝑣𝑗𝑒𝑡𝑜𝑟𝑒 𝑒 𝑒𝑛𝑒𝑟𝑔𝑗𝑖𝑠𝑒 𝑒𝑙𝑒𝑘𝑡𝑟𝑖𝑘𝑒 2020 – 𝐾𝑂𝑆𝑇𝑇 𝑠ℎ.𝑎.

Burimet: Agjensioni i statistikave te Kosoves

bankwatch.org

World Bank

Let’s Do It Peja

Facebook
Twitter
LinkedIn
Email